Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të komentohet dhe duket se protagonistët po e “shfrytëzojnë” vëmendjen që marrin. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht, janë detajet që lënë shumë për të hamendësuar. Pak javë më parë, Donaldi solli këngën “Nuk je” që dukej qartë se ishte një dedikim ndaj Borës.
Aktori i humorit ka paralajmëruar një tjetër projekt, por kësaj here, duket se ia dedikon Beatrixës. Të paktën kështu mendojnë fansat. Donaldi ka publikuar një fragment nga kënga ku dëgjohet: “Ti nuk je normale, je anormale”, një frazë që lidhet shumë me Beatrix gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP.
Në një bisedë mes saj dhe Donaldit në “BB”, Donaldi i thotë: “Ti nuk je normal, je anormale”. Kaq ka mjaftuar që fansat të dalin në përfundimin se kënga i dedikohet Beatrix. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo frazë është një rastësi apo në të vërtetë Donaldi ia ka dedikuar këngën Trixës me të cilën u lidh në BB. /abcnews.al