Analizë Luke McGee, CNN
Pandemia e Covid-19 ka hapur një bisedë të vështirë globale nëse demokracitë liberale perëndimore duhet të rimendojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën, një regjim autoritar, mbi të cilin mbështeten shumë nga ekonomitë e këtyre kombeve.
Kjo ka qenë veçanërisht sfiduese për Bashkimin Europian, i cili ka kaluar vitet e kaluara duke kërkuar angazhim dhe bashkëpunim më të madh me Pekinin, me qëllim lehtësimin e investimeve të dyanshme dhe qasjen në tregjet e njëri-tjetrit.
Një rifillim i marrëdhënieve BE-Kinë duket mjaft i thjeshtë. Pavarësisht lëvizjes së bllokut drejt Kinës, marrëdhënia transatlantike është themeli i rendit perëndimor të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Një pauzë nga Europa rreth bisedimeve aktuale me Kinën për të marrë në konsideratë ato që kanë ndodhur dhe cilat përparësi europiane mund të jenë pas-Covid, megjithëse të kushtueshme ekonomikisht, mund të jetë mjaft efektive. Gjithashtu do të ishte i mirëpritur në Uashington, raporton abcnews.al
Pavarësisht akuzave për të fshehur pandeminë, përhapja e dezinformatave dhe “diplomacia e maskuar”, përmes së cilës shteti kinez eksportoi furnizime mjekësore si maska dhe veshje kur virusi goditi Europën me shpresën e rikuperimit, në të vërtetë shpërthimi ka nxjerrë në pah realitetin se marrëdhënia me Kinën është më thelbësore se kurrë.
Logjika është e tillë: prioritetet e tanishme të BE-së janë të menaxhojnë rimëkëmbjen e saj nga koronavirusi, si ekonomikisht ashtu edhe strategjikisht.
Brukseli ka pranuar që zgjerimi i marrëdhënieve me Kinën luan një rol të rëndësishëm. Zyrtarët besojnë se angazhimi i Kinës është thelbësor nëse bota do të kuptojë virusin dhe do të duhet të mësojë nga shpërthimi, raporton abcnews.al
Pasuria e madhe dhe gatishmëria e Kinës për të investuar është padyshim një perspektivë e mikpritur për ekonomitë në BE.
Sidoqoftë, pandemia gjithashtu ka rikthyer vëmendjen edhe në çështje të tjera që përfshijnë Kinën që liderët europianë ishin të gatshëm të anashkalonin, përfshirë burgosjen e deri në një milion Uyghurs kryesisht myslimanë në rajonin perëndimor të Xinjiangb, spiunazhin dhe shtypjen e demokracisë në Hong Kong.
BE dhe Kina kishin planifikuar të zhvillonin një samit në shtator për të rikuperuar marrëdhëniet e tyre në të ardhmen. Por u shty për shkak të Covid.
“Pandemia ka qenë një thirrje për tu zgjuar nga gjumi për vendet anëtare që po flinin para samitit të Kinës në shtator, të verbuar nga shkëlqimi i parave kineze,” tha Steven Blockmans, kreu i politikës së jashtme në Qendrën për Studime të Politikave Europiane. “Mbulimi në Wuhan dhe përhapja e dezinformatave ka minuar pozicionin e Kinës sa e besueshme mund të jetë për Europën.”
Kjo e vë Europën në një pozicion aspak të favorshëm. Nga njëra anë, Europa duhet të angazhohet me Pekinin; nga ana tjetër, duhet të pranojë në mënyrë më adekuate se Kina është një rival , të cilit nuk mund t’i besohet plotësisht. Për momentin, BE po qëndron me këtë pozicion, raporton abcnews.al
“Sipas nevojës, ne kemi një marrëdhënie të ndërlikuar me Kinën. Është një partner dhe një rival”, tha një diplomat i lartë europian.
Europa dhe Kina janë rritur ekonomikisht gjatë tre dekadave të fundit. Ndërsa bashkëpunimi me Pekinin kishte gjithmonë rreziqe të sigurisë dhe mosmarrëveshje për çështje themelore të demokracisë, përfitimi nga Europa konsiderohej i vlefshëm.
Ndërsa BE e sheh pozicionin e saj ndaj Kinës si një avantazh diplomatik, ajo rrezikon të ndërlikojë marrëdhëniet me dy nga aleatët e saj më të afërt në të ardhmen: Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar, qeveria e Boris Johnson ra dakord që gjigandi kinez i telekomunikacionit Huawei mund të ndërtojë deri në 35% të infrastrukturës së 5G të Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht presionit të madh nga Uashingtoni, raporton abcnews.al
“Nga një këndvështrim në Mbretërinë e Bashkuar, 5G nuk është thjesht një bisedë për administrimin e rrezikut, por pjesë e një çështje më të gjerë gjeopolitike,” tha Sir Malcolm Rifkind një ish Sekretar i Jashtëm Britanik. Rifkind beson se politika kryesore e jashtme e Kinës ka qenë “të kërcënojë vendet që nuk përputhen me pikëpamjen e Kinës”.
“Do të jetë e vështirë për BE të injorojë thirrjet e SHBA për sanksione dhe bashkim”, tha Blockmans. Por nëse administrata tjetër miraton sanksione dytësore siç bëri Trump me Iranin, BE do të duhet të gjejë mënyra të reja për të mbrojtur autonominë e saj në çështjet ndërkombëtare.”
Kjo autonomi është tepër e çmuar për BE-në. “Ekziston një gatishmëri e BE-së që të mos bëhet një mjet i diplomacisë amerikane dhe të gjejë mënyrën për t’u marrë vetë me Kinën,” tha diplomati i BE-së. Sidoqoftë, diplomati pranon gjithashtu se Brukseli nuk mund të lejojë të veprojë me të njëjtën shkallë të “naivitetit” që bëri pas krizës së eurozonës, kur ekonomitë europiane të mposhtura mirëpritën si investimet kineze ashtu edhe blerjen e kompanive të dështuara dhe Europa hapi “tregjet e saj pa siguruar garanci.”
“Unë mendoj se nga pandemia Covid ne mund t’i afrohemi një kuptimi të përbashkët europian se çfarë është Kina dhe si sillet,” tha Lucrezia Poggetti, një analiste në Institutin Mercator për Studime të Kinës. ”
Katër zyrtarë të BE deklaruan në mënyrë private se ata janë penduar që nuk u treguan më të ashpër me Kinën.
“Unioni duhet të zgjerojë strategjinë globale dhe të përdori ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së në mënyrë që të mbrojë interesat e tij dhe përparojë objektivat e sigurisë drejt Kinës dhe SH.B.A. ”
Pavarësisht gjithçkaje, objektivi kryesor ndërkombëtar i BE-së mbetet balancimi i marrëdhënieve të saj midis SHBA-së dhe Kinës duke u angazhuar me tepër me këtë të fundit për të cilën e quan rivale. Kjo do të ishte e vështirë për çdo fuqi botërore që të tërhiqej.
Tani për tani, të gjitha vendet anëtare janë përafërsisht në të njejtën pozitë, ato duhet të bien dakord që angazhimi i Kinës është thelbësor, por duhet të ketë një vëmendje më të madhe kushtuar realitetit duke llogaritur faktin se Kina mbetet ende rivale.
Por një akuzë rreth pandemisë që tregon gishtin nga Kina mund të shndërrojë disa shtete në skifterë më të mëdhenj, ndërsa propaganda që është pro-Kinës tashmë ka rezultuar e efektshme në më shumë kombe. Pekini ka qenë historikisht i mirë në zgjedhjen e vendeve anëtare që mbështesin pozitën kineze, veçanërisht shtetet më pak të pasura të Europës Lindore dhe qeveritë populiste si Italia dhe Austria./ Përktheu Sonila Backa – abcnews.al