Pse e sulmon Altin Dumanin? Gazetarja: Meta ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin e tij, por kreu i SPAK…

schedule22:07 - 25 Prill, 2024

schedule 22:07 - 25 Prill, 2024

TIRANË- Gazetarja investigative, Anduena Llabani, e ftuar në emisionin “360 Gradë” me Artur Zhejin foli për presionet dhe sulmet e politikës, ndaj kreut të strukturës së SPAK, Altin Dumani.

Referuar informacioneve, ajo tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paguar një prokuror në SPAK duke iu kërkuar shtyrjen e arrestimit të tij.

“Meta ka tre dosja në SPAK, jo vetëm CEZ DIA. Politika ka njerëzit e vet në SPAK. Në dijeninë time, Meta kishte paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin e tij. Altin Dumani ka kërkuar dosjen e tij dhe ka kërkuar të merret me këtë dosje dhe prandaj Meta ka nisur sulmet”, tha ajo.

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, tha se përkundër sulmeve, SPAK do ta fitojë betejën përballë politikës dhe eksponentëve të krimit të organizuar.

Ai kujtoi zhvillimet politike ne Maqedoninë e Veriut, ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski u detyrua të arratiset nga vendi për shkak të presionit të drejtësisë.

“SPAK do ta fitojë betejën. Referoju ngjarjeve në RMV dhe Mal të Zi, janë në arrati politikanët. Në Maqedoninë e Veriut kanë marrë arratinë kryeministrat’, theksoi ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!