Pse e marta njihet si ditë tersi? Miron Çako shpjegon gjithçka: Si u zgjodh patkoi fatsjellës

schedule11:20 - 7 Tetor, 2022

schedule 11:20 - 7 Tetor, 2022

Teologu Miron Çako ka shpjeguar sot se pse nuk duhet që njerëzit të besojnë te nuskat dhe magjitë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se janë krijuar disa besytni, të cilat ruhet edhe sot e kësaj dite, si për shembull: dita e martë apo patkoi.

LEXO EDHE: “Shkrime në letra apo objekte me magji”, Miron Çako shpjegon për çfarë përdoren nuskat

Sa i përket ditës së martë që mendohet si ters, Çako u shpreh: “E di që njerëzit kanë fiksim të martën? Është pushtuar Kostandinopuli dhe njerëzit mendojnë se dita e martë, është ditë tersi”,

Ndërsa, për patkoin tha: “E di si ka ardhur patkoi në mentalitetin e njerëzve? Në shekullin e 11, u vendos patkoi për herë të parë te kafshët se nuk kishin. Aty u pa që kafshët kishin më shumë probabilitet në punë dhe jepni më shumë prodhim. U pa se patkoi që na sjell prodhim, por nuk e kishte patkoi, po u mbrojt këmba dhe kafshët punuan më shumë. Tani njerëzit mbajnë patkoin”./abcnews.al