“Pse e dua mandatin e tretë”, Basha-Ramës: Vendi s’e ka luksin të të japë edhe 4 vite, ik rri me familjen

schedule21:14 - 16 Shkurt, 2021

schedule 21:14 - 16 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama listoi një sërë arsyesh se pse është duke kërkuar një mandat të tretë pas tetë vitesh qeverisjeje.

Në një postim në mediat sociale, Basha duke iu drejtuar kryeministrit drejtpërdrejtë i thotë se e ka lënë vendin në baltë ndërësa më tej liston një sërë premtimesh, që sipas kryedemokratit nuk janë mbajtur nga qeveria në këto vite.

“Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.”

Sipas Bashës, Shqipëria nuk e ka luksin që t’i japë kundërshtarit të tij edhe katër vite të tjera “që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve.” Po ashtu, ai i kërkon Ramës që të shkojë dhe të rrijë me familjen e tij, pasi “Shqipëria do të ecë para pa të në krye.”

POSTIMI 

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë.
Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro.
Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi.
Ekonomia ka ngecur.
Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar.
Punësimi ka ngecur.
Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna.
Shëndetësia ka ngecur.
Premtove shëndetësi falas dhe e cove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë.
Hyrja në Europë ka ngecur.
Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua.
Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.
4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive.
Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.
Ik rri me familjen tënde.
Shqipëria do të ecë para. Dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty.   sb/abcnews.al/

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e…

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, February 16, 2021