Pse duhet t’i largoni nga vetja njerëzit toksikë

schedule09:34 - 11 Mars, 2021

schedule 09:34 - 11 Mars, 2021

Pasi të keni kuptuar që pjesë e jetës suaj është një person toksik, hapi i parë që duhet të bëni është ta largoni nga vetja. Sidoqoftë, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, dhe nganjëherë ne zgjedhim të qëndrojmë në marrëdhënie të këqija në vend që të shkëputemi nga njerëzit. Bërja e kësaj mund të na dëmtojë në shumë mënyra dhe të na ndikojë seriozisht në aktivitetet tonë të përditshme.

Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë arsyet pse është e rëndësishme të largoni nga jeta juaj njerëzit toksiskë.

1. Mund të ndikojnë te ju fizikisht

Sipas ekspertëve, të qenit në një marrëdhënie toksike ndikon më shumë sesa vetëm në shëndetin tonë mendor. Njerëzit të cilët qëndrojnë në marrëdhënie të këqija kanë tendencë të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të problemeve të zemrës. Ata gjithashtu mund të kenë probleme të tjera si presioni i lartë i gjakut, nivelet e rritura të sheqerit dhe mbipesha, informon acnews.al.

2. Mund të shkatërrojë vetëvlerësimin tuaj

Vazhdimi i sjelljes toksike, nga ana tjetër, mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj. Negativiteti nuk do t’ju lejojë të shihni se jeni të aftë të bëni gjëra të mëdha dhe të denjë për dashuri të pakushtëzuar, e cila gjithashtu mund të çojë në ankth, stres dhe depresion.

3. Ju bën të jeni tepër të varur nga të tjerët

Njerëzit toksikë pëlqejnë të marrin të gjitha vendimet e rëndësishme vetë, madje edhe për ju, duke u përpjekur të kontrollojnë çdo aspekt të jetës tuaj. Kur kjo të ndodhë, ju e humbni ngadalë individualitetin tuaj dhe e shihni veten duke luftuar për të marrë vendime vetë, informon abcnews.al.

4. Ju bën të lini pas dore nevojat tuaja

Marrëdhëniet e këqija mund t’ju bëjnë të hiqni dorë nga hobet tuaja të preferuara, pa e kuptuar as vetë. Të bësh gjithçka për lehtësinë e tjetrit mund të bëjë që të neglizhosh atë që dëshiron. Kjo mund të sjellë që ju të sakrifikoni kohën, shëndetin dhe madje edhe pamjen tuaj.

5. Mund ta bëjë më të vështirë për ju të besoni te të tjerët

Të jesh pranë njerëzve toksikë mund të të bëjë të besosh se të gjithë janë njësoj, duke ndryshuar këndvështrimin tënd për botën. Ju mund të zhvilloni çështje të besimit dhe hezitoni t’u jepni të tjerëve një shans, i cili mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja të ardhshme dhe shansin tuaj për një jetë të lumtur./e.b-abcnews.al