Pse duhet t’i lani gotat me oriz dhe uthull

schedule14:16 - 18 Mars, 2021

schedule 14:16 - 18 Mars, 2021

Pastrimi i objekteve të qelqit nuk është i lehtë sepse ato shpesh mbesin me njolla uji dhe kanë vende që janë të vështira për t’u arritur. Por, për gatat që nuk lahen mirë në një procedurë normale, ka një zgjidhje. Merrni pak oriz të pazier, uthull dhe ilaç enësh. Të 3-ja këto futini në gotën e qelqit që doni të lani dhe mbusheni plot me ujë. Vendosni dorën në grykë dhe tundeni mirë. Orizi ka aftësi të largojë çdo papastërti nga gotat. Shpëlajeni gotën dhe lëreni të thahet.

Orizi është mjaft i vogël për të hyrë në të gjitha cepat e vogla, por mjaft i madh për të mos ngecur. Është gjithashtu e mirë për pastrimin e xhamit të pastër pa dëmtuar materialin./e.b-abcnews.al