Pse duhet të vendosni sonte një limon në çorape

schedule14:42 - 14 Qershor, 2022

schedule 14:42 - 14 Qershor, 2022

Thembrat e plasaritura pas një dimri të gjatë janë ndoshta një nga gjërat më të këqija për femrat para sezonit të sandaleve verore. Kremrat dhe truket e tjera shpesh nuk japin rezultat. Kjo është arsyeja pse zgjidhja më e mirë është t’i drejtoheni ushqimeve që tashmë keni në shtëpi, ku limoni është padyshim zgjidhja më e mirë!

Për të filluar, zgjidhni një limon mjaftueshëm të madh për të mbuluar thembrën tuaj dhe më pas shtrydheni atë. Bëni limonadë nga lëngu që merrni dhe do t’ju duhet një lëvozhgë për të rregulluar thembrën.

Mundohuni të shtrydhni të gjithë lëngun, por mbajeni pjesën e brendshme me tul dhe të lagësht.

Gjysmën e limonit vendoseni në thembra, në mënyrë që t’i mbulojnë plotësisht. Në fillim do të duket pak e çuditshme, por së shpejti do të mësoheni me të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!