Pse duhet të pushoni në Lezhë? Ndreu: Ka çmime të përballueshme për të gjitha kategoritë e pushuesve

schedule22:24 - 30 Qershor, 2022

schedule 22:24 - 30 Qershor, 2022

Sezoni turistik ka nisur që në fillim të qershorit. Por sa kushton të pushosh në Shqipëri dhe çfarë mundësish kanë qytetarët që duan të pushojnë në Shqipëri?
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo bëri një pasqyrë të mundësive që kanë turistët që zgjedhin të pushojnë në Lezhë.

Ndreu u shpreh se një nga pikat e forta të Lezhës është kulinaria.

Ndreu: Kulinaria në Lezhë është e konfirmuar, jo vetëm nga unë. Ka shumë restorante, ka diversitet kuzhine. E ka të alternuar shumë mirë kuzhinën e peshkut dhe të mishit dhe, edhe për shkak të kësaj, Lezha është bërë një destinacion shumë i kërkuar.

Xhafo: Por 60% e shqiptarëve shprehen se nuk mund të përballojnë dot pushimet për një javë në Shqipëri. Ndreu tha se në Lezhë ka çmime për të gjitha kategoritë e pushuesve.

Ndreu: Shëngjini ofron disa lloje njësish akomoduese. Por nuk është vetëm Shëngjini, por është e gjithë vija bregdetare prej gati 32 kilometrash e ndarë në 4 zona, Shëngjin, Tale, Kune-Vain dhe Rana e Hedhun…

Xhafo: Rana e Hedhun, një nga plazhet më me nam të Shqipërisë.

Ndreu: … Pikërisht! Dhe nga zona në zonë ndyshon edhe çmimi. Njësi akomoduese të ndryshme kanë çmime të ndryshme; gjen çmime shumë të larta, por gjen edhe çmime të përballueshme, varet si i kërkon. Sezoni ka filluar i mbarë. Ka mundësi pafund për të gjitha kategoritë e pushuesve. Përveç 4 zonave të ndryshme, Lezha vjen dhe me lagunën e Kune Vainit. Një kolor gjërash që ne i kemi futur në një platformë.

Xhafo: Por a ka Lezha plazhe publike?

Ndreu u shpreh se hapësirat publike janë përcaktuar dhe nuk preken.

Ndreu: Përpara dy ditësh janë shpallur edhe zonat ku janë plazhet publike, të qarta, të paprekura dhe asnjë centimetër nuk preket nga plazhi publik. Plazhet publike në Shëngjin janë qartësisht të ndara.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!