Të gjithë e dinë se sa i dobishëm është mjalti, por pak dinë për përfitimet e ujit me mjaltë. Mjafton të shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë në mëngjes dhe pijeni me stomakun bosh. Si ndikon në trup?
Shkrirja e depozitave yndyrore
Uji me mjaltë mund t’ju ndihmojë të eliminoni kilogramët e tepërt. Sheqeri që përmban mjalti është me origjinë natyrale dhe është një burim i shëndetshëm i kalorive. Jo vetëm kaq, por edhe ju ndihmon të mos i dorëzoheni tundimit kur bëhet fjalë për pije të tjera me sheqer. Pijet e gazuara dhe të tjera të ëmbla janë plot me kalori “boshe” dhe duke eliminuar marrjen e tyre eliminoni më shpejt depozitat e yndyrës. Nuk do të ndodhë brenda natës, por është mirë për ju në planin afatgjatë.
Ndihmon në tretjen më të mirë
Një gotë me ujë të vakët e kombinuar me një lugë çaji mjaltë, në mëngjes me stomakun bosh, ju ndihmon të rregulloni tretjen. Vetitë antiseptike të mjaltit ndihmojnë në lehtësimin e acidit në stomak duke rritur prodhimin e mukusit të zorrëve. Pija është “përgjegjëse” edhe për hidratimin e zorrës së trashë. Të gjitha këto rregullojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun.
Përmirëson imunitetin
Mjalti është një agjent natyral fantastik që eliminon bakteret. Është plot me enzima, vitamina dhe minerale që janë “në vijën e parë” në luftën kundër baktereve. Në kombinim me ujin e ngrohtë, vetitë e lartpërmendura përmirësohen më tej.
Redukton alergjitë
Duke përdorur mjaltin vendas, ju do ta përshtatni trupin tuaj me polenin që gjendet në klimën tuaj. Nga ana tjetër, kjo ndihmon në uljen e ndjeshmërisë tuaj ndaj alergjive mjedisore. Uji i nxehtë nuk është i një rëndësie vendimtare këtu, por është shumë i rëndësishëm për hidratim.
Lehtëson dhimbjen e fytit dhe kollën
Uji me mjaltë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe acarimit të fytit, si dhe në reduktimin e kollitjes. Është shumë më i mirë dhe më efektiv se tabletat dhe nuk ka efekte anësore.
Pastron fytyrën tuaj
Ushqen lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të mëndafshtë. Ky është një kozmetikë e shkëlqyer natyrale me mjaltë, më e vjetra dhe më moderne në të njëjtën kohë. /abcnews.al