Uji i kokosit është i pasur me vitamina, lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Në krahasim me ujin e zakonshëm, uji i kokosit është një zgjedhje më e shëndetshme pasi përmban vitamina dhe elektrolite që nuk gjenden në ujin e rubinetit.
Në fakt, uji që vjen nga arra e kokosit thuhet se forcon sistemin imunitar, ka veti anti-plakje dhe rrit funksionimin e zemrës.
Më poshtë abcnews.al do ju rendsië disa nga përfitimet shëndetësore që merrni nga pirja e tij.
1. Ndihmon në humbjen e peshës
Uji i kokosit është treguar se rrit metabolizmin tuaj. Ju mban të hidratuar dhe ndihmon në parandalimin e akumulimit të yndyrës së tepërt. Përmban më pak kalori sesa pijet energjike dhe më pak yndyrë sesa qumështi.
2. Ndihmon në pastrimin e lëkurës
Duke qëndruar i hidratuar ju merrni një lëkurë më rrezatuese. Glukoza që përmbahet në ujin e kokosit është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe qelizave të saj, informon abcnews.al.
3. Është një alternativë e mirë për pijet energjike
Shumica e tyre ju mbajnë të hidratuar gjatë stërvitjes, megjithatë përmbajnë shumë kalori dhe sheqer në krahasim me ujin e kokosit.
4. Lufton dhimbjen e kokës
Provoni ujë kokosi në vend të qetësuesve kur keni dhimbje koke. Magnezi që përmban, nxit qarkullimin e gjakut dhe rrit funksionin e neurotransmetuesve.
5. Ul presionin e gjakut
Ju mund të ulni presionin e gjakut në mënyra natyrore siç janë fillimi i ushtrimeve, lënia e duhanit dhe alkoolit, kufizimi i kripës në dietën tuaj dhe natyrisht pirja e ujit të kokosit, informon abcnews.al.
6. Përmirëson funksionin e tretjes
Duke konsumuar ujë kokosi në baza ditore, ju eliminoni toksinat nga trupi juaj. Magnezi që përmban kjo pije ndihmon në funksionin e përgjithshëm të tretjes duke lehtësuar problemet e kapsllëkut.
7. Përmban aminoacide
Aminoacidet janë të rëndësishme për funksionimin e metabolizmit. Ndër të tjera, ato kontribuojnë në transportin dhe ruajtjen optimale të të gjithë lëndëve ushqyese siç mbështet studimi. Mungesa e aminoacideve mund të çojë në mbipesha dhe kolesterolin e lartë./e.b-abcnews.al