Pse Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale?

schedule11:56 - 9 Nëntor, 2020

schedule 11:56 - 9 Nëntor, 2020

Nga Nick Bryant, BBC

Donald Trump fitoi më shumë se 70 milion vota, totali i dytë më i lartë në historinë amerikane. Në shkallë kombëtare, ai ka fituar më shumë se 47% të votave  dhe ka triumfuar në 24 shtete, përfshirë Florida dhe Texas, shtetet e tij të preferuara.

Ai ka një kontroll të jashtëzakonshëm ndaj grupeve të mëdha të këtij vendi, një lidhje e brendshme  midis mijëra përkrahësve që  ka sjellë një përkushtim të ngjashëm një kult.

Çdo analizë rreth dobësisë së tij politike në vitin 2020 gjithashtu duhet të pranojë edhe forcën e tij politike. Sidoqoftë, ai humbi, duke u bërë i pari president i cili fiton vetëm një mandat.

Gjithashtu ai është bërë presidenti i parë që ka humbur votën e popullit në zgjedhjet e njëpasnjëshme.

Donald Trump fitoi presidencën në 2016 pjesërisht sepse ai ishte i pritur të jepte mendimin e tij që nuk ishte dëgjuar më parë. Dhe ishte pikërisht kjo  që mesa duket i shkaktoi humbjen në vitin 2020.

Megjithëse një pjesë e madhe e mbështetësve të  Trump e kanë votuar, një pjesë tjetër  nuk e kanë votuar për shkak të sjelljes së tij agresive.

Kjo ndodhi veçanërisht në zonat periferike.

Joe Biden përmirësoi performancën e Hillary Clinton në 373 qarqe periferike, duke e ndihmuar atë të fitonte në shtetet si Rust Belt, Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin, gjithashtu  të fitonte  në Georgia dhe Arizona. Donald Trump ka një problem të veçantë me gratë në zonat periferike.

Republikanët e arsimuar, disa prej të cilëve kishin votuar për Trump katër vite, menduan se udhëheqja e tij nuk ishte e duhura.

Ata u shtynë nga agresiviteti i tij, nxitja e tensioneve racore, përdorimi  i gjuhës raciste në mesazhet e tij duke keqtrajtuar njerëzit me ngjyrë dhe gjithashtu dështimi i tij, për të dënuar në mënyrë adekuate epërsinë që kishin të bardhët.

Kritikat e tij të ashpra ndaj aleatëve të përhershëm të Amerikës dhe admirimi i tij për njerëzit e fortë autoritarë, siç është Vladimir Putin, ishte një nga arsyet që shumë nga mbështetësit e tij nuk e votuam.

Promovimi i tij i teorive të konspiracionit. Fjalët e tij të drejtpërdrejta që ndonjëherë e bënin atë të tingëllonte më shumë si një shef krimesh, siç ishte kur përshkroi ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili siguroi një marrëveshje me prokurorët federalë, si “një mi”.

Më pas ishin edhe përqeshjet  pas refuzimit që ai nuk pranoj rezultatin.

Diçka që tregoi shumë për Trump, ishte kur një mbështetës që kishte votuar për të  në vitin 2016, tashmë kishte votuar për Joe Biden.

“Njerëzit janë të lodhur”, tha ai. “Ata duan të shohin normalitetin përsëri në këtë vend. Ata duan të shohin mirësjelljen. Ata duan të shohin që urrejtja të marri fund. Ata duan ta shohin këtë vend të bashkuar. Dhe këtë gjë mund ta bëjë vetë Joe Biden.”

Problemi qëndron te fakti që Trump dështoi të rriste mbështetjen  përtej bazës së tij  të mbështetësve.

As ai nuk u përpoq shumë ta bënte këtë. Në vitin 2016, ai fitoi 30 shtete dhe qeverisi sikur të ishte president vetëm i Amerikës konservatore. Presidenti më përçarës i 100 viteve të kaluara, ai nuk u përpoq për Amerikën blu, 20 shtetet që votuan për Hillary Clinton.

 

Pas katër vitesh rraskapitëse, shumë votues thjesht dëshironim një president që do të sillej në një mënyrë më konvencionale. Ata ishin lodhur nga komunikimi i ashpër dhe  diskutimet e vazhdueshme. Ata dëshironin kthimin në normalitet.

Por zgjedhjet e vitit 2020 nuk ishin një rivotim i zgjedhjeve të vitit 2016. Këtë herë ai ishte në detyrë, jo kryengritës.

Ai duhej të mbronte presidencën përfshirë keqmenaxhimin e tij të koronavirusit, i cili deri në ditën e zgjedhjeve kishte vrarë më shumë se 230,000 amerikanë. Në këtë epokë, ku politika shpesh drejtohet nga urrejtja e opozitës, ai nuk u ndesh me një personazh si Hillary Clinton.

Joe Biden ishte i vështirë për t’u portretizuar si një kandidat negativ, dhe kjo ishte pikërisht arsyeja pse demokratët dëshironin që Biden të ishte i nominuari i tyre për president.

Pyetjes pse Trump humbi presidencën, i shtohet edhe pyetja – kur e humbi presidencën?

A ishte menjëherë pas fitores së tij në 2016, kur njerëzit që kishin votuar për Trump pjesërisht si në një shenjë proteste kundër institucionit politik të Uashingtonit filluan të kishin dyshime?

Mbi të gjitha, shumë prej atyre votuesve nuk prisnin kurrë që ai të fitonte.

A ishte në 24 orët e para të presidencës së tij, kur ai mbajti fjalimin e tij inagurues “Carnage Amerikane” – e cila portretizonte vendin si një distopi me fabrika të mbyllura, punëtorë të lënë pas dore dhe pasurisë “të grabitur” nga klasa e mesme – para se ai fliste me tone të ashpra përpara popullit dhe u zotua se do vazhdojë të përdorë Twitter?

Që nga dita e parë , ishte e qartë se Donald Trump do të kërkonte të ndryshonte presidencën më shumë sesa presidenca e ndryshoi atë.

A ishte fakti i shumë skandaleve, kaosit që ai krijoi apo ishte si rezultat i koronavirusit, kriza më e madhe që përfshiu presidencën e tij?

Para se virusi të shpërthente, shenjat jetike politike të Trump ishin të forta. Ai i kishte mbijetuar gjyqit të tij për fajësim. Vlerësimet e tij përputheshin me nivelin më të lartë që kishte qenë – 49%.

Ai mund të mburret se krijoi një ekonomi të fortë dhe me këtë avantazh ai ishte i bindur se e meritonte një mandat të dytë.

Shpesh zgjedhjet presidenciale kanë një dilemë brenda tyre: a është vendi më mirë tani sesa ishte katër vite më parë?

Por është e gabuar të thuash se presidenca e Trump u dënua nga koronavirusi. Presidentët shpesh dalin nga konvulsionet kombëtare më të fortë. Krizat shpesh mund të sjellin madhështi.

Kjo ishte e vërtetë për Franklin Delano Roosevelt, shpëtimi i Amerikës nga Depresioni i Madh e bëri atë politikisht të pamposhtur, transmeton abcnews.al

Përgjigja fillestare e George W Bush ndaj sulmeve të 11 shtatorit gjithashtu rriti popullaritetin e tij dhe e ndihmoi atë të fitonte një mandat të dytë. Kështu që nuk ishte paracaktuar në asnjë mënyrë që Covid të do t’i jepte fund presidencës së  Donald Trump. Ishte mënyra se si ai e menaxhoi krizën  që i dha fund udhëheqjes së tij.

Akoma, përsëri ia vlen të kujtohet se Donald Trump qëndroi i fortë deri në fund, pavarësisht se vendi përjetoi krizën e tij më të keqe të shëndetit publik në më shumë se 100 vite,  krizën e tij më të madhe ekonomike që nga vitet 1930 dhe gjithashtu trazirat racore më të mëdha që nga fundi i viteve 1960.

Pjesa më e madhe e Amerikës së kuqe, dhe pjesa më e madhe e një lëvizje konservatore, do të dëshirojë shumë rikthimin e tij.

Ai do të vazhdojë të jetë figura dominuese në lëvizjen konservatore për vitet që do të vijnë. Trumpizmi mund të ketë të njëjtin efekt transformues në konservatorizmin Amerikan si Reaganizmi(i referohet politikave ekonomike neoliberale nga Presidenti i SHBA-së Ronald Reagan gjatë viteve 1980).

Presidenti në largim do të mbetet një figurë thellësisht polarizuese dhe mund të kandidojë përsëri në 2024. Këto shtete të ndara nuk janë bërë papritmas të bashkuara, pasi shumë amerikanë kanë mendime të ndryshme për Trump, duke filluar nga përkrahja dhe përkushtimi deri te urrejtja. Përktheu Sonila Backa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!