Ekziston një rrëfenjë e vjetër që thotë se gratë që përjetojnë shumë urth gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë me shumë flokë. Në vitin 2006, studiuesit e shikuan këtë dhe zbuluan se nga 28 gra që kishin urth, 23 prej tyre lindën foshnjën me shumë flokë. Ata besuan se hormonet e lëshuara gjatë shtatzënisë mund të kontrollonin dhe rritjen e flokëve të foshnjës. Pavarësisht nëse është apo jo e vërtetë, fakt është që disa foshnje lindin me flokë, ndërsa disa të tjerë jo. Arsyet i gjeni më poshtë.
1. Gjenetika mund të luajë rol
Ekspertët nuk janë 100% të sigurt pse disa foshnje lindin me flokë dhe disa të tjerë jo, por ata besojnë se gjenet dhe ADN-ja kanë ndikimin e tyre. Zakonisht rritja e flokëve ndodh gjatë javës së 30-të të shtatzënisë. Nëse foshnja fillon të ketë rritje flokësh në bark, ka të ngjarë të lindë po me flokë.
2. Mund të jetë për shkak të hormoneve të nënës
Nivelet e hormoneve janë të larta brenda mitrës, kështu që ato mund të ndihmojë për të nxitur edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Sidoqoftë, pas lindjes, nivelet e hormoneve bien ndjeshëm. Kjo ngadalëson rritjen e flokëve të një porsalinduri, informon abcnews.al.
3. Foshnjave tullace nuk u mungojnë domosdoshmërisht lëndët ushqyese
Meqenëse foshnjat lindin me sasi të ndryshme flokësh, disa nëna shqetësohen duke menduar se fëmija i tyre nuk ka flokë sepse nuk ka marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese gjatë shtatzënisë ose nuk ka marrë mjaftueshëm kalcium, informon abcnews.al. Por në fakt këto nuk janë të vërteta dhe është normale që foshnja të ketë pak flokët deri në moshën 1-vjeçare. Vetëm nëse foshnja nuk ka hekur të mjaftueshëm ose vuan nga sëmundje, rritja e flokëve të tyre mund të preket, por zakonisht, do të ketë shenja të tjera që nuk kanë të bëjnë vetëm me flokët.
4. Disa të sapolindur kanë flokë të imët që do t’ju bien
Lonugo quhet floku që mbulon trupin e fëmijëve të porsalindur. Fetuset zhvillojnë lanugo rreth muajit të katërt ose të pestë të shtatzënisë dhe e heqin atë rreth muajit të gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë. Kjo do të thotë që shpesh është zhdukur para lindjes, por disa foshnje që lindin para kohe mund të jenë ende të mbuluara me këtë flokë të hollë.
5. Bebet që kanë humbje normale të flokëve
Shumica e të porsalindurve humbin pak ose të gjitha flokët e tyre në 6 muajt e parë të jetës. Është e zakonshme që ata të humbin flokët e tyre si rezultat i fërkimit të kokës në dyshek. Do të ketë më pak fërkime të tilla sapo ata të fillojnë të lëvizin më shumë, të ulen ose thjesht të tejkalojnë këto zakone./e.b-abcnews.al