Pavarësisht ndryshimeve të zakoneve të gjumit, ekspertët iu rekomandojnë çifteve, të shkojnë në shtrat në të njëjtën orë. Bright Side ka renditur disa arsye pse ju dhe partneri duhet të flini në të njëjtën kohë.
Do t’i ktheni bisedat dhe ledhatimet në rutinë.
Nëse shtriheni për të fjetur bashkë, para se të flini do të bisedoni për çështje të ndryshme. Bisedat i bëjnë çiftet më të lidhur dhe të kaloni kohë më shumë me njëri-tjetrin.
Mund t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaja.
Ndonjëherë gjërat më të vogla mund të kthehen në argumente dhe duhet kohë për t’i zgjidhur. Por kur shkoni të flini me partnerin në të njëjtën kohë, do të keni një shans të flisni për këto probleme dhe t’i kuptoni.
Mund t’ju ndihmojë të sinkronizoheni me partnerin tuaj.
Nëse bini për të fjetur në të njëjtën kohë me partnerin, do t’ju ndihmojë të jeni më të sinkronizuar dhe më të qetë me njëri-tjetrin vetëm duke ndarë një kohë gjumi. Mund të shmangni acarimet e panevojshme për shkak të diferencave të kohës së gjumit.
Mund të përmirësojë shëndetin tuaj fizik.
Fjetja së bashku nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet, por edhe me performancën e trupit tuaj. Mund të ulë presionin tuaj të gjakut, të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe në uljen e inflamacionit.
Gjithashtu mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor.
Ky zakon mund të ndikojë dhe në shëndetin mendor. Mund të zvogëlojë ankthin dhe t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar. Përfundimisht, ky zakon do t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur. xh.d/abcnews.al