Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi deklaratat e Berishës i cili në daljet e tij për mediat përmendi dhe hodhi akuza ndaj Sokol Bizhgës duke kujtuar edhe ngjarje të ’97.
Eksperti Karamuço tha se Berisha duhet të merrej me të që e urdhëroi të vendosej në Sarandë, që sipas ekspertit ishte vetë Berisha në kohën kur ishin në pushtet.
“Një histori që nuk e bën fajtor zotin Bizhga por që e urdhëruan të shkonte. Ai që urdhëroi të shkonte është Agim Shehu me urdhër të zotit Berisha. Që të vendosej rendi e siguria në Sarandë në ’97. Duke dalë nga Saranda, një grup që kishin krijuar një postbllok, qëllohet makina, vritet njëri prej policëve digjet brenda në makinë, një rrëmbehet. Zoti Bizhga që plagoset, së bashku m një polici tjetër mbërrin në Gjirokastër marrin mjekim aty dhe më pas në Tiranë. Zoti Berisha nuk e ka pritur që nëndrejtori Bizhga të plagosej. Zoti Bizhga nuk është një histori për ta lincuar, ajo e nxjerr hero. Ai i urdhëruar në kohën ishin këta në pushtet. E përmendi sepse drejtimi operacional ishte ndarë në dy pjesë. Drejtor Alushi , ishte i dislokuar te Kryeministria, ndërsa Kuvendin ia kishin lënë nëndrejtor Bizhgës dhe për shkak të përshkallëzimit që u provokuan nga bombat, ata ia faturuan Bizhgës. Unë di që po bëhen referime, kallëzime penal në SPAK për disa prej deputetëve në lidhje me këtë çështje nga ana e policisë”, tha ai.


