Pse BE po vonon miratimin e vaksinës ruse?

schedule12:04 - 16 Qershor, 2021

schedule 12:04 - 16 Qershor, 2021

Bashkimi Europian do të shtyjë afatin e miratimit të vaksinës ruse, sipas dy zyrtarëve. Një zyrtar i qeverisë gjermane, tha se fakti Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk kishte marrë të dhënat e nevojshme nga provat klinike të vaksinës duke vonuar miratimin e saj deri të paktën në shtator.

“Miratimi i vaksinës do të shtyhet ndoshta deri në Shtator, ndoshta deri në fund të vitit,” tha njëri nga zyrtarët.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) tha se vlerësimi i Sputnik V është ende në proces. Të gjitha informacionet mbi provat klinike të vaksinës Sputnik V janë dhënë dhe vlerësimi i GCP (Praktika e Përgjithshme Klinike) ka dhënë një vlerësim pozitiv nga EMA, njoftoi RDIF.

“Edhe pse i takon EMA-s të vendosë se kur do ta miratojë vaksinën, ekipi i Sputnik V po pret miratimin brenda dy muajve të ardhshëm.” EMA nuk ka  dhënë asnjë koment mbi informacionet apo njoftimet.

Republika Sllovake është vendi i dytë pas Hungarisë në Bashkimin Europian që ka miratuar përdorimin emergjent të Sputnik V këtë muaj, pavarësisht nga mungesa e miratimit të EMA./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!