Pse Albert Einstein refuzoi të bëhej president?

schedule10:50 - 3 Tetor, 2022

schedule 10:50 - 3 Tetor, 2022

History of Yesterday

Albert Einstein, një gjeni në fushën e fizikës, ishte gjithashtu një politikan që trajtonte çështje të rëndësishme si denoncimi i nazizmit  dhe mbështetja e Izraelit.

Mendja e tij e ndritur ka gjetur zgjidhje të jashtëzakonshme për të përmirësuar marrëdhëniet në çdo pjesë të botës, megjithatë, politikanët nuk i kanë aprovuar teoritë e tij.

Për shkak të rezultatit të Luftës së Dytë Botërore për popullin e tij (komunitetin hebre), ai ndjeu dëshirën të protestonte vetë si hebre dhe të merrte kontrollin e këtij komuniteti si dhe të shtetit të Izraelit.

Ajnshtajni ishte një intelektual, ai kurrë nuk e donte pushtetin, pasi e vetmja fuqi që kërkonte ishte dija. Para se të emigronte në Shtetet e Bashkuara në vitin 1936, ai u kërcënua nga vetë Hitleri me vdekje, prandaj ai e dinte se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të arratisej nga vendi, raporton abcnews.al.

Politika në Izrael pas Luftës së Dytë Botërore

Shumica e hebrenjve që shpëtuan nga kampet e përqendrimit në fund të Luftës së Dytë Botërore emigruan në Izrael pasi e dinin se do të gjenin siguri dhe rehati pavarësisht konflikteve të mundshme brenda Palestinës. Chaim Weizmann, presidenti i parë i Izraelit, ishte ai që e bindi qeverinë amerikane të njihte shtetin e ri, duke u zgjedhur në detyrë më 16 shkurt 1949.

Ai e përmbushi këtë detyrë deri në vdekjen e tij, në vitin 1952, kur David Ben Gurion, kryeministër në atë kohë deklaroi se do të propozonte Albert Einstein për rolin e presidentit.

David Ben Gurion tha se  Albert Einstein ishte hebreu më i madh në botë,  prandaj ai duhet të ishte Presidenti i Shtetit të Izraelit. Më 16 nëntor 1952, Gurion i shkroi një letër ambasadës së Izraelit në Uashington.

Shefi i kësaj ambasade në atë kohë ishte Abba Ebn, një i njohur i Gurionit, i cili i kishte kërkuar të zbulonte nëse Ajnshtajni do të ishte i interesuar të bëhej President i Izraelit. Në këtë rast, ai do të duhej të emigronte menjëherë në Izrael për të fituar nënshtetësinë e tij si izraelit përpara se të bëhej zyrtarisht një kandidat, raporton abcnews.al.

Më 18 nëntor 1952, Ajnshtajni i shkroi një letër direkt Gurionit në të cilën ai deklaroi për arsye të ndryshme pse e refuzoi këtë ofertë. Në letër ai përmendi se ai ishte thellësisht i prekur për marrjen e kësaj oferte, por, në të njëjtën kohë, i turpëruar që nuk do ta pranonte.

Arsyeja e tij ishte se ai i kushtoi gjithë jetën shkencës dhe nuk kishte marrë kurrë një post zyrtar, prandaj mendonte se aftësitë e tij nuk ishin adekuate për rolin e Presidentit.

Këtu është letra që ai shkroi:

Jam thellësisht i prekur nga oferta e shtetit të Izraelit dhe në të njëjtën kohë i trishtuar dhe i turpëruar sepse nuk mund ta pranoj. Gjithë jetën më është dashur të merrem me gjëra objektive, pra më mungon si aftësia e natyrshme, ashtu edhe përvoja për të ushtruar detyrat zyrtare.

Vetëm duke marrë parasysh këto arsye, unë nuk i  duhuri për të kryer detyrat zyrtare.

Unë jam edhe më i trishtuar nga këto rrethana pasi marrëdhënia ime me popullin hebre është bërë lidhja më e fortë njerëzore që kam, që kur u bëra plotësisht i vetëdijshëm për situatën tonë të pasigurt midis kombeve të botës”.

Megjithatë, prej kohësh është spekuluar se arsyet e refuzimit ishte për shkak të dyshimit të fizikantit në lidhje me ndarjen territoriale të hebrenjve nga arabët. Ajnshtajni ishte një pacifist, dhe në këtë kuptim, vizioni i tij do të ishte i ndryshëm nga ai i njerëzve që duhet të kishte udhëhequr.

/abcnews.al