Pse 3-mujori i parë i shtatzënisë është i rëndësishëm? Mjekja tregon arsyet dhe analizat që duhen kryer

schedule10:45 - 8 Qershor, 2023

schedule 10:45 - 8 Qershor, 2023

Mjekja obsteter- gjinekologe, Elvana Toska ka treguar se pse është i rëndësishëm tremujori i parë i shtatzënisë te çdo grua. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka zbuluar arsyet, të cilat të gjitha nënat duhet t’i kenë parasysh.

“Është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Së pari, për ndryshimet që pëson nëna gjatë kësaj periudhe dhe ndryshimet që ka produkti i ri që është konceptuar tashmë dhe po fillon rritjen dhe zhvillimin në organizmin e nënës. Shpeshherë, gratë ngatërrohen me faktin që bëjnë ekon e parë, ndërkohë që janë 6 apo 7 javë dhe thonë: ‘Unë kam një vonesë të vogël cikli, si ka mundësi që jam një muaj, apo një muaj e gjysmë’. Është pikërisht kjo që ju përmenda, fillon ndryshimi. Pra, ndryshimet e embrionit fillojnë që në momentin e konceptimit, i cili nuk arrihet shpeshherë të përceptohet nga gruaja. Prandaj, edhe ne marrim si fillim të tremujorit, ditën e parë të ciklit të fundit”, u shpreh mjekja.

Më tej, ajo theksoi se janë disa analiza që duhen bërë me domosdoshmëri që në 3-mujorin e parë, pasi nuk përsëriten më deri në fund të shtatzënisë.

“Analizat që bëhen në 3-mujorin e parë, janë më të përfshirat dhe shpeshherë nuk përsëriten në tremujorët e tjerë apo në fund të barrës. Në fakt, protokolli që ne përdorim është një nga protokollet e unifikuara në rang botëror. Çfarë ndodh në Shqipëri? Protokolli është i mirëdiferencuar te çdo grua shtatzënë”, tha Toska./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!