Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

PS triumfon në rang kombëtar/ Bejko: Fitore e merituar, Berisha nuk ofroi gjë tjetër, veçse humbjen madhështore

schedule12:00 - 12 Maj, 2025

schedule 12:00 - 12 Maj, 2025

Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PS kryeson në rang kombëtar. Analisti Rolanda Bejko në ABC News tha se shpresonte që partitë e vogla të bënin një grup parlamentar në zgjedhje, por nuk ia dolën dot. Bejko u ndal edhe tek PD, ai tha se Berisha nuk solli gjë tjetër veçse një humbje madhështore.

“Shpresoja që partitë e vogla ta bënin një grup parlamentar në zgjedhje, por siç duket nuk mund ta bëjnë një grup parlamentar. Për PD nuk jam i mërzitur sepse kemi 3 vjet që themi se me rikthimin e Sali Berishë të vetmen gjë madhështore që do të bënte Berisha ishte humbja madhështore. U dha demokratëve të Shqipërisë një humbje të madhe.

Mund të jemi në kufijtë e një totalitarizmi. Ajo që më shqetëson është polarizim. Është faji i PD-së, Sali Berisha me këtë humbje madhështore që bëri, humbi besimin e demokratëve. Ky është dëmi që bëri Sali Berisha. Është i merituar padiskutim”, tha Bejko.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!