PS, rrokada të forta në krye/ Kuko: Po maksimizojmë forcat për të arritur një fitore si asnjëherë më parë

schedule23:30 - 9 Shtator, 2024

schedule 23:30 - 9 Shtator, 2024

TIRANË– Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Romina Kuko, e ftuar në “Ora e fundit” në ABC News komentoi përgatitjet që po bën selia rozë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo u shpreh se zgjedhja e tre drejtuesve politikë në Tiran vjen për shkak se Tirana është një qark i madh dhe numri i popullsisë është i konsiderueshëm.

Ajo theksoi se PS-ja po maksimizon forcat për të korrur fitore të thellë në zgjedhje  e 2025.

“Duhet patur parasysh që Tirana është vendi me popullsinë më të madhe dhe kjo shton listën dhe numrin e deputetëve. Kërkohet maksimizim i forcave. Vendosja e drejtuesve politikë është për të maksimizuar forcat. Po maksimizojmë forcat për të arritur një fitore si asnjëherë më parë. Ata që kanë beteja elektorale, njohjen në territor kanë një avantazh shumë të madh në krahasim me atë që përfshihen për herë të parë në beteja të tilla. PS me ekipin që ka së bashku me ekipin që i bashkohet, do jetë garanci shumë e madhe që shqiptarët të vazhdojnë të besojnë”, tha ajo./ abcnews.al