PS rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës, Berisha: Akt i shëmtuar nga individë që i lidh krimi

schedule13:03 - 30 Maj, 2022

schedule 13:03 - 30 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi PS rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.Nga Kuvendi, Berisha e cilësoi këtë si akt të shëmtuar.

“Në një akt të shëmtuar. Sot refuzuan Simon Mirakën një nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Disedent të një familje të shkëlqyer dhe një kombinim individësh që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar anëtar te komisioni i dosjeve të sigurimit të shtetit” tha Berisha.

Reagimi i ish-kryeministrit vjen pasi Taulant Balla tha më herët sot se kandidatura u rrëzua pasi mbante firmën e Sali Berishës.

Lexo edhe: “Nuk pranojmë firma nga katrani me bojë,” si u rrëzua kandidatura e Mirakës për anëtar të AIDSSH te Ligjet

Më tej Berisha theksoi se qytetarët shqiptarë janë të diskriminuar nga qeveria. Ndërkohë që diskutohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi solli një sërë kategorish sipas tij të diskriminuara në vend, si të varfrit, demokratët, ish të përndjekurit dhe pronarët.

“Sot minoritetet në Shqipëri janë kryesisht fiktive për të mos thënë të paqenë.  Kjo është situata me minoritete. Po a është kjo e shkëputu? Jo ky është regjimi i diskriminimit universal. Si në asnjë vend tjetër këtu me ligje diskriminohen të varfrit. Privohen nga shkollimi. Mund të imagjinoni ju që të ngrihet mesatarja për universitete në një kohë kur e tërë Shqipëria rurale është të patën 1.5 pikë nën mesataren e Tiranës.

Në këtë mënyrë ju i diskriminoni ata. Jeni kthyer në praktikat e etërve tuaj. Të diskriminuar janë demokratët. Me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familje nga ndihma ekonomike në Kukës sepse nuk votojnë për qeverinë. Është qarku që për frymë prodhon të ardhura më shumë për vendin se çdo qark tjetër. Miliarda kaskada rruga e kombit. A e dini ju që ai është qarku më i varfër në Evropë?

Ju diskriminoni Shqipërinë rurale të tërë. Para disa ditësh kalova në Pogradec. Diskriminim total për qytetin. Tushemishtin nuk e kishit përfshirë në 100 fshatrat turistike.

Ju diskriminoni pronarët, të përndjekurit politikë. A e dini ju që kur burrat e këtyre zonjave që kam as marrin mijëra katrorë për të ndërtuar resorte gjatë 9 viteve nuk u është kthyer asnjë metër tokë pronarëve. Është bërë ligji pothuajse për të konfiskuar pronat e tyre”, tha Berisha. g.v/abcnews.al