PS refuzon komisionin për “Bechettin”, Bardhi: E vërteta do të dalë, ne s’do të heshtim

schedule16:22 - 14 Tetor, 2021

schedule 16:22 - 14 Tetor, 2021

Refuzimi i Partisë Socialiste për të ngritur komision hetimor për çshtjen “Bechetti”, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike është në kundërshtim me Kushtetutën.

Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi tha se Edi Rama vendosi të grisë ligjin për të mos lejuar opozitën që të faktojë korrupsionin e tij.

Sipas demokratit argumentat në të cilat bazohet PS tek shkresa e Avokatit të Shtetit janë të pabaza, pasi ky institucion është në konflikt interesi. Megjithatë, Bardhi theksoi se e vërteta do të dalë dhe se ata nuk do të heshtin.

“Nga kjo sallë keni dëgjuar me mijëra herë fjalën ligj, rregullore, kushtetutë. Për fat të keq qeveria i shkel me këmbë. Nuk pyet as për ju. Sot është një nga ato raste flagrante ku Edi Rama ka vendosur të grisë ligjin për komisionet hetimore për të mos lejuar opozitën që të faktojë zyrtarisht korrupsionin e Edi Ranës,. Ai qëndron në krye të skemës për t’ju marrë ju 120 milion euro. kjo është një seancë ku Edi Rama duke grisur ligjin merr peng qytetarët. Çdo shqiptar e mban mund për betimin e kryeministrit për sjelljen e re të maxhorancës në Kuvend. Askush nuk kishte dyshimin më të vogël se ato do të ndodhnin. Ky fatkeqësisht nuk është rasti i Shqipërisë, nuk kemi as maxhorancë legjitime, as kryeministër legjitim. E keni vazhduar duken  na hequr të drejtën e fjalës.

Po e kulmoni me këtë seancë me tentativën për të na mohuar një të drejtë që na njeh kushtetuta. Ajo që po bëni sot është që po pengoni për pak kohë ngritjen e këtij komisioni deri sa të shprehet gjykata kushtetuese. Kërkoni ta mbani në errësirë dhe me këtë akt ju vetë denoncoheni. Ju vendosni fatin e Edi Ramës përpara fatit të fëmijëve tuaj. E di që jo të gjithë ju ndani të njëjtin moral të pisët me Edi Ramën. E di që socialistët e ndershëm nuk duan t’ju shohin kokë ulur. Sot jemi më të vendosur se kurrë për t’u përballur me të keqen. E bëjmë edhe për ju që heshtni. Argumentat që dëgjova këtu janë mjerave sepse janë pretekst. Ku bazoheni ju që  mohoni të drejtën e opozitës për një komision hetimor, tek një shkresë e avokatit të shtetit. Avokati i shtetit është në konflikt interesi sepse do të jetë objekt hetimor. Avokatura ka gënjyer me dashje. Procesi në arbitrash nuk ka përfunduar thotë. Kjo është gënjeshtër, procesi ka përgunduar. E vërteta do të dalë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!