PS pro heqjes së imunitetit/ Ahmetaj, Kuvendi voton të hënën në një seancë të posaçme

schedule22:51 - 12 Korrik, 2023

schedule 22:51 - 12 Korrik, 2023

Arben Ahmetaj nuk do të mbrohet nga partia e tij. PS dhe opozita u bashkuan vetëm në një pikë: SPAK nuk duhet penguar.

“Nuk bëhemi avokatë të askujt. Proçesi i rregullt dhe i pamotivuar politikisht”, tha Arben Pëllumbi, deputet i PS.

Për opozitën, dosja e inceneratorëve dhe akuzat për Ahmetajn duhet të shembin qeverinë.

“Për këtë arsye, Rama dhe kjo mazhorancë duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar”, deklaroi deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Avokatët mbrojtës të Ahmetajt mohuan akuzat dhe thanë se largimi i ish zvkryeministrit nga Shqipëria nuk është arratisje.

“Po përballet me drejtësinë. Nuk ka fakte, po aludime”, u shprehën ata.

Kuvendi nuk do ta votojë këtë të enjte heqjen e imunitetit për Ahmetajn, por në një seancë të posaçme të hënën. Për opozitën, kjo shtyrje i jep më shumë kohë deputetit t’i shmanget drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!