Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS prezanton ndryshimet ligjore/ Hoxha: Ndryshimi i nenit 242 është akt politik, duhet ndryshuar një pjesë e Kodit Penal

schedule20:23 - 16 Shkurt, 2026

schedule 20:23 - 16 Shkurt, 2026

Partia Socialiste mblodhi sot, 16 shkurt, grupin parlamentar ku propozoi nismën për ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht të nenit 242. Avokati Arbër Hoxha i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News tha se nuk duhet bërë ndryshimi vetëm i nenit 242, por edhe të një sërë paketash të tjera.

“Presidenti i Republikës nuk mban përgjegjësi për aktet që nënshkruan për aktet që nënshkruaj përgjatë kohës që ushtron detyrë. Nëse ka kryer një vepër penale lidhet direkt me detyrën, nëse e ka kryer para detyrës është diçka tjetër. Kodi i procedurës penale duhet që të ndryshojë, një pjesë e madhe e saj, jo vetëm në nenin 242.  

Që nga viti 2013 ka shërbyer për të bërë reprezalje, burgu dhe paraburgimi ka shërbyer si ndëshkim për qytetarët. Të ndryshon vetën nenin 242 është një akt tërësisht politik dhe që nuk ka lidhje me qytetarët, duhet të ndryshohet një pjesë e madhe e Kodit të Procedurës Penale. Kemi një ligj për mbikëqyrjen eleketronike, që nuk është zbatuar asnjëherë, kemi një sistem adresash që ende nuk është funksionale. Të gjitha këto bëjnë që të ketë një ndikim të madh te qytetarët. Ndryshimi i nenit 242 duhet të bëhet me një sërë paketash të tjerat”, u shpreh avokati Hoxha./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!