“PS, parti shtetformues”, Nura: Mungesa e alternativës së duhur po i jep mandatin e katërt socialistëve

schedule23:12 - 12 Maj, 2025

schedule 23:12 - 12 Maj, 2025

Gazetari Artur Nura komentoi rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit të cilat tregojnë në avantazh Partinë Socialiste me mbi 500,000 vota në rang kombëtar. Sipas gazetarit Nura, ka munguar alternativa e duhur përballë PS e cila po merr bindshëm mandatin e katërt. Nura shtoi më tej se beteja e Berishës vijon për heqjen e nongratës.

“Ka munguar alternativa e duhur, është fenomen shumë dimensional.

Opozita nuk ka motivuar elektoratin për ta votuar. PS është një motor energjik, mundësitë i ka pasur pas një pushteti goxha të gjatë. Opozita nuk ka qenë në elementët e duhur dhe ka funksionuar.

Akuzat që janë bërë për fryrje të administratës dhe ka shkaktuar revolt. Do të kemi ndryshime në qeveri dhe performance e saj duhet ta justifikojë këtë votë të jashtëzakonshme t’i mbyllë gojën opozitës. LaChivita është larguar, por beteja më e rëndësishme e Berishës është heqja e nongratës. Atë sfidë ka dhe do ta realizojë duke mos njohur zgjedhjet.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!