Kanë dalë rezultatet e para nga numërimi i votave në Rrogozhinë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ në këtë bashki janë numërtuar 18 qendra votimi nga 53 në total.
Kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi ka marrë 471 vota ose 19.95 %, ai i Partisë Socialiste, Edison Memolla 1147 ose 48.58 %, ndërsa i “Shtëpisë së Lirisë”, 743 ose 31.47 %.
Gara deri më tani kryesohet kështu nga kandidati socialist, ndjekur nga ai “Shtëpisë së Lirisë” dhe i treti i Partisë Demokratike. Pritet që rezultati final të publikohet mëngjesin e nesërm. g.v/abcnews.al