Për mëse 3 orë, PS zhvilloi këtë të shtunë punimet e Asamblesë të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama, në Durrës. Zgjedhjet vendore të 2027 ishin në fokus të punimeve të Asamblesë, në të cilën u mësuan edhe drejtuesit e rinj politik në 12 qarqet e vendit.
Kështu Tirana do të drejtohet nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu, kjo e fundit drejtuese politike në Bashkinë Tiranë. Sa i përket njësive në qark është parashikuar: Lindita Nikolla në njësinë 1, Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3, Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4, Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5, Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6, Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7, Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8, Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9, Besfort Lamallari në njësinë 10.
Rama i ka besuar sërish qarkun e Fierit, Belinda Ballukut, ndërsa Durrës do të drejtohet nga Blendi Klosi, ikën kështu si drejtuese politike Emirjana Sako. Enea Karakaçit i besohet Shkodra, ndërsa Lezha i besohet ministrit te Mbrojtjes, Ermal Nufi, në Dibër do të jetë Ulsi Manja. Drejtues politik në Kukës do të jetë Erjon Malaj, ndërsa konfirmohen në Gjirokastër Mirela Kumbaro, në Vlorë Bledi Çuçi, e Niko Peleshi në Korçë si edhe Ervin Demo në Berat./abcnews.al


