PS mbledh Kryesinë, vendimet që pritet të merren

schedule17:59 - 27 Prill, 2022

schedule 17:59 - 27 Prill, 2022

Partia Socialiste ka thirrur mbledhjen e Kryesisë në orën 18:00 të ditës së mërkurë, ku do të marrë disa vendime të rëndësishme.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ka disa minuta që ka mbërritur në selinë rozë.

Burime për Abc bëjnë me dije se në mbledhjen e Kryesisë pritet të merren disa vendime të rëndësishme, siç janë caktimi i datës se kur do të mblidhet Asambleja për të vënë në zbatim vendimet e Kongresit, si dhe do të diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!