Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e saj, pak ditë para Asamblesë së thirrur të premten e 28 dhjetorit. Mbledhja e Kryesisë, e cila nisi punimet rreth orës 9:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Burime pranë selise socialiste bënë të ditur se në këtë mbledhje po zhvillohet analiza e qeverisjes përgjatë këtij viti që është dhe i pari për mandatin e dytë të ekzekutivit “Rama 2”.Vendimet që do të merren në këtë mbledhje të Kryesise do t’i kalojnë për diskutim dhe vendimarrje anëtarëve të forumit të Asamblesë. Kjo mbledhje e Kryesisë dhe Asamblesë vjen pas protestës 17 ditore të studenteve në Tiranë dhe në qytete të vendit. Nuk bëhet e ditur agjenda e diskutimeve të mbledhjes së Kryesisë, por sipas disa burimeve mund të ketë dhe ndryshime në kabinetin qeverisës. /abcnews.al
PS mbledh kryesinë e saj, pak ditë para Asamblesë së 28 dhjetorit
schedule11:31 - 24 Dhjetor, 2018
schedule 11:31 - 24 Dhjetor, 2018