Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në orën 15:00 në selinë e Partisë Socialiste 12 drejtuesit politik të qarqeve të forcës politike që drejton. Mbledhja, e cila paraprin atë të kryesisë së socialistëve që pritet paraditen e së shtunës, do të ketë në fokus diskutimet për kandidatët që pritet të garojnë për zgjedhjet vendore, data e të cilave është përcaktuar 30 qershori. Emrat e kandidatëve pritet të bëhen publike ditën e nesërme në përfundim të punimeve të kryesisë.
Diskutimet e sotme pritet të zgjasin në selinë rozë, ndërsa pritshmëritë janë të zyrtarizohen emrat për bashkitë e qarkut Durrës dhe Berat, kandidaturat për të cilat janë përfolur mes radhëve të kësaj force politike, por pa zbuluar emrin konkret të kandidatëve. /ABC News Albania 24/7