“PS mban fjalën për çdo premtim”, Veliaj: Kush djeg goma, vetëm mund të djegë Shqipërinë, jo të bëjë punë

schedule19:14 - 13 Qershor, 2024

schedule 19:14 - 13 Qershor, 2024

Në takimin me socialistët e Njësisë 8, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se një opozitë që djeg goma, nuk bën dot asnjë punë, por veç të djegë Shqipërinë.

Për sa kohë që përfaqësojmë shumicën e popullit, kemi të gjithë të drejtën t’i shohim njerëzit në sy dhe t’ju themi: E mbajtëm fjalën për Pazarin e Ri, e mbajtëm fjalën për Rrugën e Dibrës, e mbajtëm fjalën për shkollën “Servete Maçi”, e mbajtëm fjalën për shkollën “Sami Frashëri”, e mbajtëm fjalën për rrugën “Siri Kodra”, e mbajtëm fjalën për Bregun e Lumit, e mbajtëm fjalën për dy shkollat “Sevasti Qirjazi” edhe “Kiço Blushi”, e mbajtëm fjalën për lagjen e re të tërmetit, e mbajtëm fjalën në çdo premtim. Sepse kush bën 99 punë, bën edhe 100 të tjera; kush ka djegur vetëm goma, vetëm mund ta djegë Shqipërinë, dhe kush i ka veshur nënat me të zeza, vetëm mund t’i veshë akoma me të zeza”, tha ai.

Veliaj ftoi të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e PS për të vijuar misionin. “Ne kemi të gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit që, në vitin tjetër, t’i shohim njerëzit në sy dhe t’u themi: Kemi mbajtur çdo fjalë për këtë njësi”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!