Zerina Bruci, sekretare për Diasporën në PS në një intervistë në “News Line”, në ABC News, foli për turin e takimeve t zhvilluara nga kryeministri Edi Rama në Diasporë, duke u ndalur edhe tek rëndësia për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë intervistës, Bruci shpjegoi se programi i Partisë Socialiste ka pasur hapur konkretë dhe se premtimet e dhëna nga PS janë mbajtur.
“Emigrantët u treguan shumë entuziastë, dhe jemi pritur shumë mirë. Është e vështir të bësh veçime, por Greqia dhe Italia janë vende shumë mikpritëse.
“Të gjitha takimet që kemi realizuar me Diasporën kanë qenë shumë emocionuese, veçanërisht takimet e realizuar me emigrantët në Greqi. Ndjehemi gjithmonë shumë mirë kur ndodhemi aty. Greqia dhe Italia janë vende shumë më mikpritëse”, tha ajo.
Ndërsa u ndal tek programi i PS, ajo tha: “Në këto takime që janë përmbyllëse, krahas të gjithë diskutimeve dhe diskurseve që janë bërë më parë, në vijmë me një set premtimesh të mbajtura. Në Kretë ishim edhe me lajmin e hapjes së një Konsullate shqiptare. Një pjesë e madhe e tyre janë sipërmarrës dhe kjo ishte një lajm i mirë. Kemi edhe dy iniciativa që është, “Paketa e Maleve”, kemi edhe linjën e kredive në Bankën e Shqipërisë. Kemi edhe iniciativa të tjera që kanë të bëjnë me kreditë e buta që do të ndihmojnë të gjithë bashkëkombasit tanë për t’u kthyer në Shqipëri. Pra kemi një plan masash jo vetëm për të ndërtuar urat e bashkëpunimit, por edhe t’u gjendemi atyre pranë. Një tjetër gjë me rëndësi është se shumë shpejt do të lancohet platforma e gjuhës shqipe që është interaktive dhe e lehtë për t’u përdorur. Këto vijnë si një paketë për t’ju gjendur emigrantëve sa më pranë ku janë, por edhe për t’ju lehtësuar mundësinë nëse do rikthehen. Puna për planifikimin e këtyre masave ka nisur që verës në vitit që kaloi dhe në gjithë këto takime kemi mësuar nga ata. Pra 90 % e programit vjen si nevojë e kërkesave të tyre dhe është përtej një programi elektoral”, ka thënë ajo.
Ndërsa komentoi edhe opozitën, Bruci nënvizoi se bashkëveprimi i PS me Diasporën nuk ka nisur tani, por ka nisur që me mandatin e parë qeverisës, me një rrjet të gjerë komunikimesh.
“Vetëm bilanci që i kemi kushtuar Diasporës, besoj se është pika jonë diferencuese”, tha mes të tjerash ajo.
Po ashtu shtoi se më 13 prill do të ketë edhe një takim në Milano për të bërë takimin përmbyllës me Diasporën siç u realizua edhe në Greqi.