Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PS luajti edhe me kartën e Europës”/ Anila Hyka: Politika duhet vendosur përpara përgjegjësive

schedule17:51 - 12 Maj, 2025

schedule 17:51 - 12 Maj, 2025

Anila Hyka, anëtare e Këshillit Kordinues të Diasporës, në studion e ABC News, foli për zgjedhjet e 11 majit. Fillimisht u ndal tek fushata e realizuar nga partitë politike, ndërsa u shpreh se ka munguar debati, dhe se sipas saj ajo që është vënë re edhe në debate televizive kanë qenë të pranishëm vetëm liderë.

“Ka një tendencë që dominonte 5, PD herë pas herë dukej sikur kishte ekuilibër. Koha ka qenë shumë e shkurtër për të gjitha partitë për të shpalosur programin. Edhe shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë komplet të shkëputur. Por unë them se ka edhe një tjetër faktor. Është kërkuar edhe një debat. Një debat për të parë sesi përplasen problematikat, programet. Pra kemi parë liderë, në media… Edhe mediat besoj se patën pak faj.

Pse duhet të ishin vetëm dy parti. Pasi duhej të lancohej edhe të gjitha partitë e tjera…Disa debate kanë nisur edhe përpara se të fillonte fushata. Debati nuk bëhet me sharje, apo të “palare personale”. Duhet debati tematika. Edhe në intervistat e fundit me liderë i kam parë…Nuk bëheshin pyetje për të ardhmen…PS luajti edhe me kartën e Europës dhe askush nuk ia kuptoi që karta e Europës është e rëndësishme sidomos për shqiptarët që janë në Europë. Dhe më pas u hodh apo u intestua me koncerte, me fjalime që kanë patur liderët e mëdhenj. Për partitë e vogla hapësira ka qenë shumë e vogël…Unë them që ne duhet të gjejmë një format tjetër si grupe interesi dhe t’i kërkojmë politikës, ta vendosim përpara një përgjegjësie”, tha ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!