PS kryeson në rang kombëtar/ Minxhozi: Në Shkodër PS lufton të “blindojë” një mandat të katërt. Dibra mandat i thatë

schedule02:01 - 12 Maj, 2025

schedule 02:01 - 12 Maj, 2025

Ndërsa janë numëruar 119 kutitë e para, Partia Socialistë ka kryesuar deri në tani në ranga kombëtar. PS kryeson me 53.74 përqind.

Analisti Skënder Minxhozi, u ndal tek rezultatet në Shkodër dhe në Dibër, duke thënë se në Shkodër luftohet që PS sipas tij “të blindojë”, një mandat të katërt.

“PS duket se ka investuar shumë elektoralisht edhe në Dibër edhe në Shkodër.. Dibra është një bast i thatë”, tha Minxhozi.

Ndërsa analisti Roland Lami, theksoi se sipas tij PD e ka më të lehtë për të mbajtur numrin 3.

“Për qarkun e Dibrës PD e ka më të lehtë për të mbajtur numrin 3 ndërsa PS e ka më të vështirë për të kapur numrin 3. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë. Është bërë një investim infrastrukturor që ndoshta jep edhe ndonjë efekt nga ana e PS”, tha Lami.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!