Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gati për zgjedhjet europiane”, Balla: Të ngremë Komisionin e Posaçëm për reformën

schedule12:07 - 6 Tetor, 2025

schedule 12:07 - 6 Tetor, 2025

Socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet e para europiane. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, njoftoi ngritjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, që përvec cështjeve të nxehta si depolizimi I komisioneve zgjedhore apo ligji për financimin e partive politike, objekt të punës do të ketë edhe përgatitjen e institucioneve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve për parlamentin europian, në përmbushje të angazhimeve që vijnë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“Duhet të kemi nenet përkatëse ose draftin gati të republikës së Shqipërisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve për PE, sepse në pritshmëritë tona po afrohet momenti ku duhet të ketë edhe anëtarët e vet në PE. PS mbetet partia që ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit. Ligji për financimin e partive politike bën pjesë në detyrat e shtëpisë dhe duhet realizuar brenda këtij sesioni. “

Paralelisht, në kuvend do të nisë puna edhe për reformën territoriale. Taulant Balla nuk dha detaje sesi do të jetë harta e re territoriale, ndonëse më heret edhe vetë kryeministri ka artikuluar idene e reduktimit të numrit të bashkive.

“Po të propozojmë ne zgjerimin, ata do të propozojnë uljen. Projektvendimi i Kuvendit duhet të ketë paritetin e përfaqësimit mes maxhorancës dhe opozitës.  Të gjitha rekomandimet duhen parë në një kontekst më shumë se 10-vjeçar për t’i hapur rrugë reformave të reja sa i përket rolit dhe ndarjes administrative territorial.”

Një ftesë Balla e kishte edhe për opozitën, të cilës I kërkoi të mos zgjedhë bojkotin, por të sjellë propozimet e saj.

“Unë nga këtu po i bëj një ftesë tre kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës që të fillojnë punë dhe ju lutem mos e paragjykoni punën e këtij institucioni. PS do të dërgojë ekspertët e saj më të mirë në këtë komision”

Por ndërsa mazhoranca i shtriu dorën e bashkëpunimit për dy nga reformat më të rëndësishme, opozita në Këshillin e Legjislacionit, kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit nga posti I kryetarit të Parlamentit. Kërkesë të cilën shumica ka paralajmëruar se do e rrëzojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!