Në një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, kryesocialisti Rama tha se Partia Socialiste ia ka hapur derën vajzave dhe grave. Më tej, Rama tha se më parë përqindja e grave dhe vajzave në PS ishte vetëm 12 për qind ndërsa tani ka shkuar në 40 për qind dhe objektivi është 50 për qind.
“Për të ardhur deri këtu kemi bërë një rrugë shumë të madhe. Kur ka vetëm burra, dicka mungon, dicka shumë e rëndësishme. Hap pas hapi ne e zgjeruam kufirin e PS, I hapëm dyert grave dhe vajzave, filluam të krijojmë shembull.
Deputetja juaj Lindita ishte ndër të parat që hynë në gara dhe morën detyra. PS kishte 12 për qind gra, sot kemi arritur në 40 për qind gra. Është shumë më mirë, por nuk është mjaft. Të gjitha gratë dhe vajzat nuk duhet të ndalen pa u bërë 50 për qind, madje unë them të jetë 01 plus mbi burrat.
Ndaj objektivi ynë është që sot kemi rreth 39 000 gra e vazjza e duhet të jemi 50 001. Për 11 majin, të dashura motra dhe shoqe nuk duhet të mjaftoheni me cfarë shihni, por duhet të bëni cdo përpjekje që të shtoni rradhët e votave të sigurta për PS në rradhë të parë nga gratë. Duhet të bashkëpunoni me gratë demokrate.”
/ abcnews.al