Drejtuesi i qarkut politik për Partinë Socialiste Erion Veliaj në një deklaratë për mediat është shprehur se Partia Socialiste ka siguruar një fitore tjetër në Njësinë numër 1 në Tiranë.
Veliaj ndër të tjera ka theksuar se një fitore e tillë është shumë më shumë se të gjithë forcat e marra sëbashku por e rëndësishme është që në këtë mandat të punojmë shumë më shumë dhe të bashkojmë të gjithë pa dallim bindje.
Gjithashtu ai ka bërë thirrje të gjithë numëruesve që të vijojnë pa ndërprerje me numërimin e votave dhe të shmangin pushimet e panevojshme.
“Ka qenë një natë e gjatë për të gjithë skuadrën tonë, ne kemi fituar në Njësinë numër një se ne kemi fituar me mbi 52.4 % të votave. E gjithë njësia është një kantier, mirënjohje e veçantë për të gjithë kontribuuesit dhe pas 72 orësh zgjuar do të çlodheni, dhe pasi të keni pushuar pak është koha për tu rikthyer më fuqishëm punës sonë. Ne jemi shumë më shumë se gjithë të tjerët marrë sëbashku në këtë njësi por ne do të punojmë për të gjithë. Ne fituam si shumica, por është mandati për të punuar fort dhe për të bashkuar njerëzit.
Kjo do të jetë një ditë e gjatë dhe çdo 30 minuta ne do të dalim dhe do të japim nga një lajm të mirë, falënderoj të gjithë numëruesit dhe patronazhistët padyshim që kanë grumbulluar shumë e shumë njerëz. Dhe u lutem të gjithë stafeve të numërimit që të lënë mënjanë pushimet dhe të bëjnë të pamundur mbylljen me sukses numërimin”, ka thënë Veliaj./abcnews.al