“60% e banorëve në Bulqizë i besuan vizionin të PS, duke na dhënë një diferencë të thellë votash.” Kështu u shpreh nga Bulqiza, drejtuesi politike e këtij qarku Belinda Balluku në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News.
“Kemi mbyllur Klosin me një diferncë të ndjeshme 1091 vota, para pak mbyllëm Matin me një diferencë 4500 vota për Agon Malajn.
Beteja jonë ka qenë në Bulqizë, nuk është bërë një betejë mes dy forcave politike, pasi nuk ka patur dy forca politike, është bërë një betejë mes atyre që besojnë te e ardhmja dhe një pjesë që beson se duhet të qëndrojnë te e shkuara. Festa do jetë këtu, për të vijuar gjithë punët e mira, mbi 60 % e qytetarëve të kësaj bashkie e mbështesin festën, programin e PS dhe vizionin tonë. Këto 60% përkthehen në 8364 vota ose një diferencë prej 2850 votash.
Shifrat flasin, njerëzit përqark janë të majtë e të djathtë që janë bërë bashkë për t’I dhënë një mundësi kësaj Bashkie. E njoh tashmë këtë Bashki, ku këtu nuk mund të jetë vetëm një zonë minerare, por një vend ku të lulëzojë ekonomia.” u shpreh Balluku.