“PS e udhëhoqi”, Rama në Selanik: Drejtësia po pastron zullumin shumëvjeçar të politikës

schedule11:31 - 3 Nëntor, 2024

schedule 11:31 - 3 Nëntor, 2024

SELANIK- Kryeministri Edi Rama nga Greqia tha se falë reformës në drejtësi, të cilën e ka udhëhequr Partia Socialiste, drejtësia nuk do t’i kishte duar e lira për të vepruar.

Ai tha se drejtësia po pastron llumin shumëvjeçar të politikës shqiptare, ndërsa dënimet politike shtoi ai kanë përfunduar.

“Fatos Nano u burgos jo nga një drejtësia e pavarur, as për përfitime personale të paligjshme, por për hesapet e një partie në pushtet, e cila e fundosi Shqipërinë nën rrënojat e piramidave financiare pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëzi. Ne, PS, erdhëm ne qeveri, udhëhoqëm reformën në drejtësi, e cila fshiu llumin në sistem me vettingun dhe sot po fshin llum nga ai i zullumit shumëvjeçar i politikës. Asnjë nga vendet e reja të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e kanë bërë një reformë të tillë , para se të hynte në BE. E ardhmja jonë në BE, nuk është më e largët, por është e gjitha në duart tona për ta afruar në harkun e pesë viteve të ardhshme”, tha ai.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!