Në parlament këtë të enjte u diskutua për kërkesën e SPAK, për ndryshimin e masës për Belinda Ballukun.
Nga radhët e socialistëve mungoi vetë deputetja Balluku dhe tre të tjerë. Vendi i Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt ishin bosh. Nuk ishte në sallë as Blendi Gonxhja, pasi ishte jashtë vendit, në një vizitë pune në Francë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi i ftuar në Real Story tha se PS në raportin me drejtësinë qëndron në një linjë, atë të mbrojtjes së drejtësisë së re. Klosi shtoi se drejtësia e re u duhet njerëzve!
“Kishim diskutim në grup dhe kryesi. Për raportin me drejtësinë e re jemi të qartë që është një linjë: mbrojtja e drejtësisë. Ka qenë e njëjta linjë që e projektoi, e realizoi, e ndërtoi dhe e mbron.
Sot jemi prapë në këtë fazë, nuk kemi asnjë koment për mënyrën si gjykojnë. Ne bëjmë detyrën tonë dhe detyra jonë është të mbrojmë drejtësinë e re. Njerëzve u duhet!”


