PS dhe PD autorizojnë heqjen e imunitetit të Ahmetajt/ Bardhi: Të përfshirë edhe emra të tjerë, ish ministri të bashkëpunojë me drejtësinë

schedule18:55 - 12 Korrik, 2023

schedule 18:55 - 12 Korrik, 2023

PS dhe PD i kanë hapur rrugë SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt. Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se në aferën e inceneratorëve janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Ai tha se SPAK duhet ta çojë hetimin deri në fund dhe se Ahmetaj të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetajt. Pohuan se kanë komunikuar me zotin Ahmetaj dhe se do të kthehet ndërkohë që qëndrimi ynë ishte i qartë që Ahmetaj duhet të ishte sot në mbledhje dhe të ishte në dispozicion të drejtësisë. Një lutje për personin nën hetim të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo aferë të zbardhet e plotë. Dhe është rasti që Ahmetaj, pasi ka abuzuar me pushtetin, t’i bëjë një shërbim qytetarëve që i dhanë besimin për të qenë në qeverisje.”, tha Bardhi.

Ndërkohë i pyetur për informacionet nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, Bardhi tha:

“Në Kanada nuk kam informacion konkret, por kam bërë një pyetje për të marrë më shumë të dhëna, indicjen e mora nga informacionet që qarkullojnë. Të jeni të sigurt që destinacioni final, nuk do të jetë Kanadaja, nëse vërtetë ka për qëllim që t’i shmanget drejtësisë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!