PS denononcon sërish: Kunati Bashës ka përfituar miliona nga “oligarkët”

schedule14:10 - 28 Shtator, 2018

schedule 14:10 - 28 Shtator, 2018

Për të tretën ditë radhazi Partia Socialiste publikon të dhëna të tjera që sipas tyre tregojnë përfitimet që ka marrë kompania e kunatit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha nga ata sipërmarrës që kryedemokrati i emërton oligarkë.

“Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi të Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë brenda një viti të vetëm.  Edhe ky biznesmen, figuron në listën e zezë. Prandaj edhe kjo fushatë e fundit nuk është më shumë sesa zhvatja e radhës. Synimi i Lulit është vetëm një, të paguajë kunatin që mos të akuzojnë mediat. Përshkrimi më i saktë i saj që ndodh në PD është biseda e atyrë nëpër shkallë mes njërit prej atyre që Basha e quan oligark dhe kunatit të Bashës. Ky sipërmarrësi e pyet dhe i thotë: “Pse po na sulmon me emër çdo ditë, kur ne kemi qenë korrekt me ju”? Përgjigja e kunatit është “dakord dakord, por nuk jeni goditur akoma këto kohët e fundit”, tha Bushati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!