Socialistë të të gjithë brezave u bënë bashkë në selinë rozë për të festuar 33 vjetorin e themelimit të partisë më të madhe në vend. Shtrëngime duarsh e përqafime të Kryesocialistit Edi Rama me figurat e vjetra të Partisë socialiste..
Por edhe përshëndetje e shkrepje fotosh me anëtarë të rinj.
Ndryshe nga tradita, këtë përvjetor Edi Rama nuk mbajti fjalim, por u mjaftua me dollinë “rroftë partia socialiste”. Përshëndejta tradicionale e 33 vjetorit u bë nga sekretari I përgjithshëm Blendi klosi, i cili tha se sot PS është më e fortë se kurrë.
“Sot në këtë festë vijmë më të fortë se kurrë, me shumë arritje se ja kemi dalë të jemi pranë njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. PS vjen e fortë, e përgatitur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale”
Por pavarësisht sukseseve të socialistëve dhe optimizmit për fitoren e mandatit të katër radhazi, veteranët e PS dhanë këshillat e tyre.
“Kur e shikon në aspektin gjinor, nëse në ’91 ishin dy tre zonja që morën pjesë, sot janë 50 përqind e kryetareve të organizatave të PS. Themi se janë në rrugën e duhur. Duhet të ecim pa kaluar në eufori. Pa i marë gjërat me pesimizëm por me realizëm duke iu përshtatur kërkesave në rritje që ka koha”.
Edhe për Namik Doklen partia socialiste është e angazhuar të bëjë më të mirën për shqipërinë por ka vend për të përmirësuar vetveten.
“Po festojmë 33-vjetorin duke qene në mandatin e tretë qeverisës dhe duke u përgatitur për mandatin e katërt. Kështu që këta socialist besoj do fitojnë përsëri sepse janë të impenjuar për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e njerëzve. Natyrisht ka shumë gjëra për të bërë më mirë. ADN e PS është që të përmirësojë vetveten në mënyrë të vazhdueshme, për të përmirësuar punët për Shqipërinë”
Dhe përmirësimi i partisë ishte pikërisht ajo çka kryesocialisti Edi Rama foli në asamblenë e 11 qershorit, ku bëri publike skemën e re të përballjes në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. rama paralajmeroi rinovimin e gjysmes se asamblese me njerez te rinj, si dhe rinovimin e gjithe krereve te degeve ne qarqe. Karta elektorale e kreu socialist për mandatin e katër do të jetë beteja per te mundur partine e vjeter dhe perjashtuar te gjithe ata qe jane sot ne fokusin e drejtesise se re./abcnews.al