“Prurjet e ujit, të larta”, Aliçkolli: Fshati Zemblak ka pasur dëmet më të mëdha

schedule18:36 - 16 Qershor, 2023

schedule 18:36 - 16 Qershor, 2023

Drejtori i Ujitjes dhe Kullimit Korçë, Gentian Aliçkolli në një intervistë të dhënë për ‘Special Report”, nga Zemblak, një ndër fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet në Maliq është shprehur se intensiteti i reshjeve të rëna një ditë më parë ishte sa për një javë.

Aliçkolli në fjalën e tij është shprehur se reshjet e dendura të shiut të rëna një ditë më parë i kanë gjetur të papërgatitur pasi ato në këtë sezon fokusin kryesor e kanë të grumbullimi i ujit për vaditje.

Ndër të tjera ai thekson se fatmirësisht nga përmbytjet ka vetëm dëme materiale jo të lënduar dhe nuk ka dëme në bagëti.

Përveç Zemblak që është dhe një ndër më të goditurit,  janë edhe tre fshatra të tjerë që kanë pasur problematika. Ka një prurje aq të madhe dhe shiu i djeshëm me prurjet llogaritej sa të binte për një javë të tërë. Kemi shumë dëme në banesa pasi nuk i kemi evidentuar por fatmirësisht nuk kemi të lënduar njerëz dhe bagëti por vetëm dëme materiale.

Sot kemi punuar vetëm për hapjen e rrugëve pasi dje kanë qenë shumë rrugë të bllokuara, jemi kapur pak në vështirësi pasi ne në këtë sezon ne jemi për përgatitjen e vaditjen e tokave bujqësore.

Të gjithë specialistët e ujit të kullimit bashkë me ato të bashkisë kanë shkuar pranë kolektorëve dhe kemi hapur portat, të parat ishin ato të digës së Maliqit dhe e Zëmblakut dhe fatmirësisht nuk pati shumë përmbytje dhe arritëm që mos lejonim që fusha e Maliqit të përfshihej nga uji”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai shprehet se një ndër shkaqet kryesore në lidhje me këtë situatë janë ndërtimet pa leje të banorëve.

Ndër të tjera ai thekson se janë ndërtimet pa leje që janë bërë nga banorët një ndër shkaqet kryesore që kanë çuar edhe në këtë situatë të vështirë, dhe ndaj po punojmë për normalizimin e situatës”, ka thënë Gentian Aliçkolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!