Për analistin Roland Lami, partitë e reja duhet të bëhen bashkë në koalicion që të kenë mundeësi të përfaqësohen në mandat.
Lami u shpreh në ‘Real Story’ se partia e Arlind Qorrit është e vetmja që ka një background dhe identitet ideologjik, ndryshe nga prurjet e reja politike.
“Me sistemi proporcional ku vota humbet në rajone të caktuara, nuk arrin të kthehet në mandat, unë jam shprehur duke qenë dashamirës i partive të reja, kam propozuar që partitë e reja të ishin në koalicion. Aq më shumë që nuk kanë shumë diferenca. Përjashtuar Qorin i cili ka dhe background ka një identitet ideologjik, të tjerët nuk e kanë. Nuk është gjë e keqe në kuptim pragmatist sepse janë forca të reja.
Kanë nevojë të jenë gjithëpërfshirëse, populiste që të marrin sa më shumë vota. Për arsye të nevojave nganjëherë të vendosin në listë emra anonim sepse nuk arrijnë të kenë numrin. Në parim një forcë e re me këtë sistem zgjedhor dhe garën e fortë dhe dominimin e forcës fituese do të ishte e zgjuar një koalicion mes disa partive të reja.”, u shpreh Lami.
/ abcnews.al