Merkato është mbyllur dhe Tirana ka zgjedhur të afrojë një lojtar të ri tek ekipi i parë. Ai është Argel Avdiu, i cili luan si sulmues krahu.
Lojtari ofensiv është pjesë e kombëtares U19 të Shqipërisë që drejtohet nga Nevil Dede, teksa sot ka firmosur kontratën me 25 herë kampionët e Shqipërisë.
“Argel Avdiu pjesë e KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana njofton bashkëpunimin me sulmuesin e krahut, Argel Avdiu.
I riu i akademisë Tirana i bashkohet ekipit të parë për sezonin e ri. I urojmë suksese me fanellën bardheblu“, lexohet në postimin e Tiranës. /abcnews.al