Një ekonomist zviceran, i njohur në vendin e tij, deklaroi se të gjithë ata që mohojnë ekzistencën e Covid-19, nëse infektohen dhe kanë nevojë për terapi intensive: nuk duhet të kenë qasje në një shërbim të tillë shëndetësor.
Nuk mban maskë? Nuk mban distancë? Mendon se Covid 19 është një grip i thjeshtë dhe del në shesh të manifestosh kundër masave kufizuese? Atëherë një njeri që mohon pandeminë, dhe nëse do të sëmuresh e do të kesh nevojë për terapi intensive, nuk do të mund të kesh këtë shërbim në spital.
Provokimi vjen nga doktor Uilli Ogier, në Kusnakt, një bashki elegante në perferinë e Zyrihut, e njëjta zonë ku jeton dhe Tina Tërner. Ogier është një ekonomist i specializuar në shëndetësi dhe ndërhyrja e tij për ata që mohojnë koronavirusin, publikuar nga revista Blik, e përditshmja më e shitur në Zvicër, dhe pse ka një tregues rastesh pozitive deri në 25%, shfaq një qasje të relaksuar ndaj pandemisë në zona të mëdha urbane si Zyrih. Të dielën e kaluar, për shembull, përgjatë liqenit të liqenit, ishte një numër shumë i madh njerëzish që kishin dalë për të shëtitur, pa maska dhe pa distancim social.
Dhe pse ekstreme, deklarata e doktor Ogier, u mbështet, në ambientet e mjekëve, aktualisht në presion për shkak të situatës së pandemisë.
Por sociologët mendojnë se ajo që po përjeton vendi është një krizë shëndetësore. Sipas një sondazhi, të kryer së fundi në Zvicër, gjysma e popullsisë jeton në një gjendje ankthi. Dhe ankthi shpesh është paradhoma e depresionit, theksojnë ata./abcnews.al