Ministri i Sigurisë Kombëtare në Izrael, Itmar Ben Gvir vizitoi këtë të martë vendin e shenjtë të Jeruzalemit i cili njihet si Mali i Tempullit, atje ku ndodhet edhe Xhamia Al Aksa duke provokuar kështu qytetarët palestinezë.
Kjo vizitë e politikanit të së djathtës ekstreme u bë në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa Itmar Ben Gvir u shpreh se Tel Avivi duhet ta fitojë këtë luftë në mënyrë që të mos ketë nevojë që të ulet në tryeza ku bisedohet për paqe në Doha apo Kajro.
Kjo vizitë e Ministrit të Sigurisë Kombëtare u kritikua nga Kryeministi Izraelit Benjamin Netanyahu i cili u shpreh se lutjet e Hebrenjëve janë të gabuara në një terren të tillë.
Ushtria Izraelite publikoi këtë të martë pamje të ushtarëve të tyre që po vijojnë luftën kundër terroristëve të Hamas në Rripin e Gazës.
Në këto video shihen forcat ushtarake Izraelite duke kontrolluar godina të ndryshme në Khan Younis atje ku u evakuan me qindra mijëra qytetarë për shkak të një urdhëri të lëshuar nga Tel Avivi.
Forcat e Mbrojtjes Izraelite hodhën në erë godina të ndryshme që dyshohet se shërbenin si struktura ku fshiheshin militantët e grupit palestinez Hamas.
Ndërsa lufton kundër militantëve të Hamas, Izraeli vijon të përballet me sulme në veri edhe nga grupi militant Hezbollah në Liban. Tel Avivi publikoi disa pamje këtë të martë ku tregohej sesi sistemet e tyre të mbrotjes ajrore rrëzuan Dronët e hedhur nga këto militant të mbështetur nga Irani./abcnews.al