Gjermanët janë fenomenalë, sidomos në Twitter. Flasim për ata që administrojnë faqet e klubevetë Bundesliga dhe konkretisht për Bayern Munich.
Ditën e djeshme bavarezët janë krenuar me çmimin që mori sulmuesi Robert Lewandowski, si lojtari më i mirë i vitit 2020. Entuziazmi është i madh ende te kampionët e Europës dhe Gjermanisë.
ICYMI #TheBest pic.twitter.com/G3YIRXTzwx
— FC Bayern München (@FCBayern) December 18, 2020
Këtë herë ata kanë postuar një foto ku shfaqin përkthimin e emrit Robert Lewandowski nga gjermanishtja në anglisht.
“Në raste se ju kaq shpëtuar, më i miri”, shkruhet mbi postimin e Bayern, ndërkohë që i tregojnë botës se emri i polakut në anglisht është “best in the world”, ndryshe në shqip “më i miri në botë”. Me siguri tifozët e Messit dhe Ronaldos nuk do e kenë pritur mirë postimin e bavarezëve. /abcnews.al