Ambasadori i Rusisë në OKB ka këmbëngulur se asnjë civil nuk u dëmtua gjatë pushtimit njëmujor rus në qytetin ukrainas Bucha.
Zyrtari rus akuzoi Ukrainën për fabrikim të provave, ndërkohë në mediet perëndimore dhe ukrainase raportohet për trupat e dhjetëra civilëve nëpër rrugë si dhe një varr masiv të gjetur në qytet pas tërheqjes së trupave ruse.
Lexo edhe: 355 qenë kanë ngordhur në Ukrainë që prej fillimit të luftës
Në një konferencë për shtyp në Nju Jork, Vasily Nebenzia tha se akuzat për masakrën në Bucha janë “provokim i inskenuar” nga vendet perëndimore.
BBC ka verifikuar pamjet në Bucha ditët e fundit dhe zbuloi se trupat në rrugë ndodheshin atje për disa ditësh, ndërsa qyteti ishte nën kontrollin rus.
Por cilat janë zhvillimet më të fundit rreth luftës Rusi-Ukrainë?
- Ukraina ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e krimeve të luftës dhe një “masakre” në Bucha pasi të dielën u gjetën nëpër rrugë trupat evdekur të civilëve të paarmatosur ukrainas si edhe varrezat masive. Trupat e civilëve shumë me duar të lidhura, plagë me armë zjarri nga afër dhe shenja torture u gjetën në rrugë pasi trupat ukrainase rimorën qytetin, pas tërheqjes së ushtrisë ruse vetëm 30 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Kiev.
- Volodymyr Zelenskiy vizitoi Bucha, i veshur me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga personel ushtarak. Duke folur në televizionin kombëtar, presidenti ukrainas tha se është bërë më e vështirë për Ukrainën që të negociojë me Rusinë pasi Kievi është vënë në dijeni për shkallën e mizorive të kryera nga trupat ruse sipas tyre.
Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se qyteti i Borodyanka do të goditet më keq nga pushtimi rus në rajonin e Kievit. - Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se dëshmitë e vrasjeve civile nga qyteti i Bucha janë vetëm “maja e ajsbergut”. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me ministren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ai tha se “tmerret e Bucha, Mariupol dhe vende të tjera” kërkojnë “sanksione serioze të G7-ës dhe BE-së.
- Joe Biden bëri thirrje që Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte dhe tha se do të kërkojë më shumë sanksione pas mizorive të raportuara në Ukrainë.
- Ushtria amerikane nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet ukrainase për mizoritë nga forcat ruse kundër civilëve në qytetin Bucha, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane së Pentagonit.
Gjermania ka dëbuar 40 të dërguar rusë diplomatë për mizoritë në Bucha, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se Berlini do të rrisë gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e armatosura të Ukrainës. Trupat e civilëve janë gjetur në rrugë në Bucha.
Pas dëbimit të 40 diplomatëve rusë nga Gjermania, Rusia reagoi duke thënë se marrëdhëniet e saj më Gjermaninë do të përkeqësohen më teh, pas vendimit jo miqësor të Berlinit për dëbim, sipas Kremlinit. - Gjithashtu edhe Lituania ka dëbuar ambasadorin rus në Vilnius dhe ka kërkuar ambasadori i saj në Moskë të kthehet në shtet, në përgjigje të raportimeve se forcat ruse kanë vrarë dhjetëra civilë në qytetin ukrainas, Bucha.
- Letonia bëri të njëjtin veprim. Ministria e Jashtme e Letonisë tha se do të japë më shumë detaje për këtë lëvizje pasi të kenë përfunduar “procedurat e brendshme”.
- Franca njoftoi më 4 prill se do të dëbojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pushtimit rus të Ukrainës. “Franca ka vendosur sot që të dëbojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze.
Moska do t’i përgjigjet vendimit të Francës për të dëbuar diplomatët rusë, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax , duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse. - BE dhe Ukraina do të hetojnë së bashku krimet e dyshuara të luftës ruse dhe krimet kundër njerëzimit Bashkimi Evropian ka njoftuar të hënën se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia. Iniciativa vjen edhe pas publikimit të imazheve tronditëse nga Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.
- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka deklaruar se 3,376 qytetarë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot nga zonat e rrethuara me ushtarë rusë./abcnews.al/